Burri sjell sekretaren dhe nxjerr gruan nga shtëpia, hakmarrja e saj meriton Oskar

Pas 37 vitesh martesë, Xhejk e la gruan e tij për sekretaren e tij të re. E dashura e tij e re kerkoi që ata të jetonin në shtëpinë shumë milionëshe të Xhejkut. Ish-gruaja e tij nuk ishte dakord për këtë vendim, por nuk kishte avokatë të fortë dhe në fund humbi çështjen. Gjyqi i dha ish-gruas së Xhejkut, vetëm 3 ditë për t’u larguar nga shtëpia. Ajo e kaloi ditën e parë duke paketuar gjërat e saj në kuti të mëdha.

E njëjta gjë ndodhi edhe në ditën e dytë, ndërsa në ditën e tretë, ish-gruaja u ul për herë të fundit në tryezën e tyre të bukur të dhomës së ngrënies nën dritën e qirinjve.
Vuri një muzikë të lehtë në sfond dhe festoi e vetme me një kile karkaleca deti, një kavanoz havjar dhe një shishe nga shampanja më e shtrenjtë.

Kur mbaroi këtë vakt shumë të shijshëm, ajo shkoi në çdo dhomë dhe mbushi guaskat e karkalecave në zgavrën e të gjitha shufrave e perdeve të çdo dhome. Më pas ajo pastroi kuzhinën dhe u largua nga shtëpia.
Kur Xhejk u kthye me të dashurën e tij të re në shtëpi, gjithçka ishte si një lumturi e vërtetë në ditët e para.
Pastaj dalëngadalë, shtëpia fílloi të “qelbej” erë e keqe. Ata provuan gjithçka për ta pastruar dhe për ta ajrosur shtëpinë sepse aroma ishte e pa-durueshme.

Hoqën tapetet, kontrolluan vrimat e ventilimit, kontrolluan për ndonjë brejtës të ngordhur por aroma nuk kishte asnjë shans të largohej. Asgjë nuk funksionoi.
Në shtëpinë e tyre nuk po afrohej më asnjë mik apo i afërm, madje edhe punëtorët e shtëpinë me stil nisën në largohen pasi shtëpia ditë për ditë vinte era “kermë”.

Vendimi i fundit i çiftit ishte të shisnin shtëpinë pasi situata po kthehej në kaos.
Edhe pse i vunë një çmim simbolik, të gjithë që interesoheshin ta blinin, refuzonin pasi aroma e pa-këndshme ishte shkaku kryesor. Guaskat e karkalecave të detit me kálimin e kohës fillojnë të kalben dhe ditë për ditë ato lëshojnë një erë të pa-kèndshme që të “terrorizon” hundët.

Duke ditur se plani gjenial po funksiononte dhe duke parë faktin se shtëpia kishte dalë në shitje, ish gruaja e Xhejkut e kontakton ish-burrin duke i shprehur dëshirën për të blerë shtëpinë pasi kishte nostalgji për të.
Xhejk e pranoi direkt kërkesën e ish-gruas dhe ia shiti shtëpinë, duke menduar se më në fund shpëtoi nga ai makth.
Dhe kështu, ish gruaja e Xhejkut jo vetëm që tregoi një hakmarrje djallëzore që meriton Oskar, por edhe arriti të fítojë një shtëpi luksoze me një çmim qesharak dhe kuptohet gjëja e parë që bëri ishte të hiqte qafe të gjitha shufrat e perdeve.