Fitorja ndaj Italisë është një emocion që nuk përshkruhet. Kjo ishte fjalia e parë që e tha futbollisti Enis Bardhi në një intervistë pas fitores historike mbrëmë në Palermo.
“Është një emocion që nuk mundem me përshkru me të vërtetë. Jemi shumë të kanqur. Ka edhe një lojë, është edhe një finale ku do të përballemi me Portugalinë. Ende jemi me atë euforinë e lojës edhe nuk e di cka mundem me thënë më shumë. Ja uroj shokëve fitoren dhe me vazhdu përpapra me bë histori“, tha Enis Bardhi, futbollist.
Tani përballemi me Portugalinë cfarë prisni, mendoni se mund t’i mposhtim edhe ata?
“Shpresoj të pushojmë, pak t’i kthejmë forcat ta analizojmë këtë lojë se vërtetë nuk e kemi pritur këtë rezultat, normal e kemi besuar deri në fund, por ishte e vështirë. Tani duhet ta analizojmë dhe të përgaditemi për Portugalinë”, tha Bardhi.
Përballemi me Ronaldon. A a është një emocion i veçantë për ju si futbollist.
“Po normal është një emocion që në çdo ndeshje me lojtar të tipit të tillë, ka emocionet. Por kjo me Italinë mundem me thënë se është ndeshja më me emocion që e kam përjetuar prej se jam pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë.
Me golin e Trajkovskit nga distancë në minutën e 92-të mbrëmë përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë mposhti Italinë 1-0 në gjysmëfinalen e play-offit. Tani më 29 mars na pret ndeshja tjetër përballë Portugalisë. Kjo do të jetë vendimtare, pasi fituesi kualifikohet në botërorin Qatar 2022.