NTQ Shkuo informon se është djegur një autobus në lëvizje, duke konfirmuar se nuk ka të lënduar.
Sot, disa minuta pas mesdite, në autobusin dy katësh Jugtong, linja numër 57 ka shpërthyer zjarr, ku për fat të mirë nuk ka udhëtarë të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material. Aksidenti ka ndodhur në lagjen Nerez, në stacionin e fundit të tij dhe nuk ka pasur udhëtarë. Kontrolli i brendshëm i NTQ doli në terren dhe prej dëshmitarëve ocular dhe vozitësit u konstatua se zjarri u shkaktua nga ana e prapme tek motori.
Rasti është paraqitur në polici.