Ministria e Punëve të Brendshme dje zbatoi një aksion të përforcuar kontrollues në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e veturave të cilat lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me çka janë sanksionuar 216 shoferë.
“Prej tyre 10 vetura kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se lejuara. Gjatë kësaj, 97 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 119 jashtë vendbanimit. Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.