Bytyqi: Do të heqim tarifat doganore dhe kuotat për lëndët e para


Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Fatmir Bytyqi gjatë vizitës me afaristët në Strumicë tha se Qeveria së shpejti do të merrr vendim për heqjen e tarifave doganore dhe kuatave për lëndët e para, përcjell TV21. Bytyqi theksoi se ekzekutivi tashmë ka një listë të produkteve, por që e njëjta do të përditësohet.

“Tashmë po bëjmë analiza të detajuara për heqjen e tarifave doganore dhe të kuotave që të sigurojmë substitut për lëndët e para. Sot pikërisht për këtë do të bisedojmë, se cilat janë ato produkte në të cilat të intervenojmë. Ne tashmë kemi një listë, por e shihni që nuk e miratojmë masën pikërisht për shkak se duam të bisedojmë me qytetarët”, tha mes tjerash Bytyqi.