Kuvendi përsëri u përball me përplasje dhe dilema në kuadër të vazhdimit të seancave të mbetura. Deputetët e opozitës reaguan për vazhdimin e seancave plenare në të njëjtën kohë kur një pjesë e tyre ishin nëpër komisione. Kreu i Kuvendit Xhaferi tha se komisionet duhet të ishin kishin mbaruar punë më herët, sidomos për pika të cilat janë në procedurë madje prej një viti. Brenda ditës është caktuar vazhdimi i gjashtë seancave plenare të filluara më herët por gjithashtu edhe disa komisione të cilat e kanë zvarritur punën prej muajsh. Pas përplasjeve dhe pushimit prej disa orësh, ligjvënësi vazhdoi punën.
“Komisionet i nënshtrohen dinamikës dhe kalendarit të plenumit dhe jo plenumi t’i nënshtrohet komisionit. Këtu është fatkeqësia jonë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
“Kjo është edhe një dëshmi se Kuvendi ka nevojë për kalendar të punës dhe sipas kalendarit të dihen me saktësi ditët kur ka seanca plenare dhe kur ka komisione”, deklaroi Syrija Rashidi, ASH.
“Kjo seanca ka filluar më 22 korrik 2021 dhe që atëherë ky komisioni i sotëm nuk ka mbajtur seancë. Mosni, ju lutem! Po, babagjyshi është fajtor”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.
Bëje listën. Mirë. Bëje listën. Nuk do të jap procedurale sepse vazhdon… Dhe shkoni atje t’u tregoni qytetarëve se çfarë bëni. Tani, çfarë doni nga unë?