Katër motra kosovare në Zvicër akuzohen se torturuan kolegen e tyre në shenj hakmarrje


Katër motra nga Kosova akuzohet se në mars të vitit 2019 janë hakmarrë ndaj shoqes së tyre me metoda brutale të torturës.

Sipas aktakuzës, ato kanë rrëmbyer 21-vjeçaren dhe e kanë maltretuar atë, përfshirë edhe seksualisht, raporton gazeta zvicerane “Blick”.

Të katërtat u dënuan me burgim nga Gjykata e Qarkut Bulach, ndërsa dy prej tyre u dënuan edhe me dëbim nga Zvicra.

Të gjitha kanë apeluar ndaj vendimit në Gjykatën Supreme.

Ato duan dënime më të lehta, ndërsa mohojnë se e kanë dhunuar kolegen e tyre me lodër seksi, duke thënë se ajo e përdori vullnetarisht atë.

Prokurori publik, nga ana e tij, kërkon dënime më të ashpra për të akuzuarat.