Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë në fushën e rinisë dhe sportit


Në takimin e mbajtur në Sofje është nënshkruar memorandum për bashkëpunim në mes Agjencisë për Rini dhe Sport të RMV-së dhe Ministrisë për Rini dhe Sport të Bullgarisë.
Me nënshkrimin e këtij memorandumi forcohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve përmes rritjes së bashkëpunimit në zhvillimin e rinisë dhe sportit në bazë të principit të reprocitetit.

Krahas aktiviteteve tashmë të përcaktuara në planin operativ nga Ministria e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Maqedonisë, është propozuar edhe përkrahja për Ultra Maratonën, e cila do të zhvillohet në të gjithë territorin e Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ministria e Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Bullgarisë do të mbështesë zhvillimin e saj në territorin e tyre, ndërsa RMV në territorin e vendit tonë.
Nga ana e Agjencisë për Rini dhe Sport janë propozuar aktivitete për organizimin e lojërave për shkollat e mesme, e cila do të mbahet në Ohër me pjesëmarrjen e 600 nxënësve nga të dyja vendet.