Mijëra insekte “pushtojnë” një qytet në Australi


Në afërsi të qytetit Quilpie në Australi u regjistrua “vërshimi” i mijëra insekteve, raportoi Upi të martën. Insektet shumëkëmbëshe lëviznin nëpër tokë të fortë, derisa thuhet se u deshën disa minuta që e tërë ajo “gardë” të kalonte.

“Pulat e mia pëlqejnë t’i hanë ato, por kurrë nuk kam parë një radhë të tillë në lëvizje”, tha Wendy Sheehan që e postoi videon në Instagram. Ai theksoi se kjo dalje mund të jetë paralajmërim për një shi të madh.
Insekti i llojit “slater”, i njohur në gjuhën shqipe si “morri i drurit”, jeton në tokë, ka shumë këmbë dhe i preferon lokalitetet me lagështi. Gjenden në shumë shtete të botës.