Sot 16 vite nga rënia e dëshmorit tetovar, Jusuf Iljazi-Komandant Cufa, ja si e përkujton i biri!


Sot janë shënuar 16 vite pa komandantin Jusuf Iljaz i njohur me nofkën Cufa. Ai ishte luftëtarë i UÇK-së që ra heroikisht për të mbrojtur trojet shqiptare bashkë me shumë luftëtarë të tjerë. Tash kur edhe e shijojmë lirinë, ai dhe shumë të rënë tjerë për këtë liri përkujtohen me mallë nga familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tyre. Përmes një postimi në rrjetet sociale komandant Cufa është përkujtuar në 16 vjetorin e rënies së tij nga i biri.

Babi im,
Isha vetëm 8 vjeç kur mora lajmin se ti ke ndërruar jetë. Isha vetëm 8 vjeç kur i thoja Nënës se ti nuk ke ndërruar jetë dhe se do të kthehesh shumë shpejt në pranin toneë Edhe ashtu ndodhi, ti gjithmonë je në praninë tonë ..!
Babi im, ju jeni ata që nuk u harrojmë, ata që kanë luftuar e që kan dhën kontributin e duhur për të jetuar ne të lirë sot ..!
Babi im sot 16 vite pa ju, por çdoherë afër nesh si shkëlqimi i artë mbi botën, SHPIRTËBARDHË e plot dashuri per secilin. Do të jesh gjithmon me ne, në zemër e në mendje ..!
Do ta kujtojmë me mall e dashuri sharmin tënd njerëzor gjithmon i buzëqeshur dhe i pandalshëm asnjëherë❤
Do të më mungosh sa të kem jetë BABI IM ?
??LAVDI