Flet rusja që thotë se ishte spiune e Putinit: Kishim trajtime për marrëdhënie intime, na mësuan si të joshim


Një shefe e agjencisë ruse të PR, e cila pretendon se ishte spiune e regjimit të Vladimir Putin, ka treguar se si i mësuan “teknikat e seksit” për të kryer punën.

37-vjeçarja, Aliia Roza, është shprehur se ajo është trajnuar për t’u bërë agjente sekrete në një akademi ushtarake pranë Moskës, kur ishte vetëm 18 vjeçe, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo pretendon se është dërguar në misione në të njëzetat e saj për të shënjestruar bandat e drogës dhe trafikantët e njerëzve, përpara se të rrëmbehej dhe i duhej të ikte nga vendi.