Rritje e jashtëzakonshme e çmimit të banesave në Shkup, ja sa kushton një metër katror


Çmimet e banesave janë rritur deri në 30 për qind. Me çmim prej 1500 euro për metër katror shiten jo vetëm banesat e reja, por edhe banesat 30 vjeçare që janë rinovuar në komunat Aerodrom, Qendër dhe Karposh, shkruan Alsat.

Rritje çmimesh ka edhe në komunat tjera. Në Çair çmimi ka arritur në 1200. Në qytete turistike Ohër dhe Strugë një metër katror shitet për 1450 respektivisht euro ndërsa ka kërkesë serioze, në Ohër një metër katror shitet për 1450 euro, ndërsa në Strugë 1300 euro për metër katror.

Çmimi i banesave për metër katror:

Aerodrom 1500 euro m2

Qendër 1500 euro m2

Karposh 1500 euro m2

Çair 1200 euro m2

Ohër 1450 euro m2

Strugë 1300 euro m2

Ndërtuesit thonë se për momentin nuk mund të parashikojnë se kur do të përfundojë kjo valë e rritjes së çmimeve.

“Materialet ndërtimore janë rritur fuqishëm. Le të themi se çmimi i çelikut është 100 për qind më i lartë, duke pasur parasysh se çeliku, veçanërisht hekuri i betonit është më pak i ngritur nga të gjitha metalet, ju mund të shihni se ku jemi. Rritje ka pasur edhe betoni, muajt e fundit ka pasur rritje të çimentos. Betoni prej 50-60 euro çmimi i blerjes tani nuk mund të blihet nën 75 – 80”, tha Andrea Josifovski – Shoqata e Ndërtimtarisë.

Përveç rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, nga shoqata e ndërtimtarisë thonë se për çmimet e larta aktuale kontribuojnë edhe tregtarët që vetëm shesin dhe nuk ndërtojnë.

Në disa komuna çmimi i pasurive të patundshme është rritur për shkak të mungesës së objekteve të reja. Të dhënat në terren tregojnë se pavarësisht çmimeve të larta, kërkesa për banesa nuk ka rënë./ Alsat.mk