Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, para pak javësh publikoi baladën e saj më të re me titull “Më mungon”.
Kënga e punuar nga producenti Claydee është pritur mirë nga publiku, gjersa tematika e saj e dashurisë ka depërtuar në zemrën e shumë prej atyre që e kanë dëgjuar.
Një koment për këngën në fjalë e ka dhënë edhe ish-bashkëshorti i saj, këngëtari Robert Berisha.
Ish-çifti i dikurshëm i estradës, Nora Istrefi dhe Robert Berisha (Foto: Arkiv)
Gjersa ishte i ftuar në emisionin “Libero”, ai në një moment është ngacmuar nga prezantuesit me pyetjen se “nëse mendon që kënga ‘Më mungon’ është dedikim për të?’.
Ai me shaka u përgjigj se nuk e beson që mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, pasi ngase e njeh mirë Norën, e din që ajo nuk i shkruan tekstet vet.
“Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni rep-artistëve sepse ata i shkruajnë vet tekstet për vete. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore që i ka shkruar, kurrë tekst nuk ka shkruar, shkruan tjetër kush për neve. Njashtu dhe unë. E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, ka thënë Roberti.