Rrjedhje gazi në uzinën e Ballshit, helmohen banorët, mes tyre edhe disa fëmijë


Në Panahor të Mallakastrës, pranë uzinës banorët pretendojnë se është çarë një tub gazi pranë banesave dhe për shkak të kësaj ka patur persona që kanë pësuar helmim duke përfunduar në spital. Mes të toksikuarve raportohet të ketë dhe fëmijë.

Sipas dëshmive të para një person i cili po kosiste barin, ka rënë pa ndjenja dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Ballshit dhe më pas drejt atij të Fierit. Shyqo Hoxha 36 vjeç, ka qenë duke korrur barin, ndërsa ka pësuar toksikim të fortë çka për pak i ka kushtuar jetën. Ka pasur edhe të tjerë banorë të shtruar në spital, mes tyre dhe femijë.

Ndërkohë banorët e Panahorit ne Ballsh kanë dalë në protestë për ndotjen e shkaktuar në këtë zonë.

Banorët shprehen se amortizimi i uzinës sjell ndotje masive. Linja e tubacionit të djegies është jashtë funksionit, ndërsa mbahet me 10 fasheta.