“Kjo derë kur ska mu mshel. 12 vite e kam prit Mitatin dhe do e pres deri sat ë vdes”.
Edhe pas 12 viteve nuk ka as një shenjë nga i zhdukuri Mitat Ibrahimi nga Konjarja e Mesme e Shkupit. Mitati është zhdukur me 19 mars në moshën 6 vjeçare.
Atë ditë ai ka pasur një bluz të gjelbërt dhe xhinse të kaltërta dhe atlete ngjyrë kafe. Ai për së fundmi herë është parë duke luajtur futboll me shokët e tij. Dyshimet e para të MPB-së janë se Mitati është mbytur në lumin Pqinja.
Por, prindërit e tij thotë se një gjë e tillë është e pamundur sepse përvec kërkimeve 1 javore të policisë edhe familjarë dhe banorët e këti fshati kanë bërë kërkime për reth lumit 3 muaj resht.
Ai është i bindur se djali i tij është rrëmbyer edhe për shkak se ka dëshmi nga banorë të fshatit se pikërisht atë dit në fshat kanë lëvizur dy makina të panjohura.
“Atë dite janë shëtit ato dy makinat. Prandaj dhe jemi shumë në dyshim që është i humbur”, u shpreh nëna e Mitatit të zhdukur Jalldez Ibrahimi.
“Me qenë në ujë ai do kishte dal. 1 muaj se mban uji atë. Në ujë u mbyt një grua nga fshati jonë as një muaj nuk shkoj e nxorri mbi. E jo më 3 muaj ta kërkosh në ujë e most ë del askund”, theksoi babai e Mitatit të zhdukur Selajdin Ibrahimi.
Nëna Jalldëz shpreson se me aktualizimi i këtyre rasteve mund t’i ndihmojë ata të arrijnë një epilog. Në vitin 2010 në një periudh prej 24 ditësh, në RMV janë zhdukur 3 fëmijë, Mitat Ibraimi, Dane Memedi dhe Mirsada Heldovic.
Ndërsa rasti i fundit i një fëmije të zhdukur javë më parë është ai i Petar Xhoboskit nga Vrbsko të Mariovës. Sipas Ministris për Punë të Brendshme kërkimet për të zhdukurit vazhdojn deri në momnetin që nuk ka një epilog. Numir i përgjithshëm i personave të zhdukru në vendin tonë është 280. /rtm2/