Luana dhe Marina Vjollca dorëzonin rrogën në shtëpi, nëna ua jipte vetem nga 80 euro, si ia dilnin të duken kaq bukur?


Marina dhe Luana Vjollca janë dy nga moderatoret më të suksesshme të ekranit shqiptar. Motrat kanë kujtuar së fundmi fillimet e karrierës së tyre. Madje, kanë zbuluar se rrogat e para i’a kanë dhënë mamasë së tyre dhe për këtë kishin një arsye.

“Ne e dorezonim rrogen që të dyja në shtëpi, e mernim të dyja njëkohësisht dhe ia jepnin mamit, e cila na jepte vetëm 10 mijë lek që ne të mos ndiheshim të pavarura, ‘Që mos iu marrë koka erë’”, na thoshte mami”, u shprehën moderatoret në “Ëndërrtjerrësit”.

Sa i përket jetës private, Marina prej disa muajsh është bërë nënë dhe ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Marget. Ndërsa, Luana thuhet se po vazhdon lidhjen disavjeçare me biznesmenin Krenar Cocaj.