Pranvera fillon nesër, por kur do të ndryshohet ora?


Pranvera fillon nesër në ora 16 e 33 minuta. Në të njëjtë kohë në hemisferën jugore fillon vjeshta.

Për ditën e parë të pranverës, e cila do të zgjat 12 orë e 5 minuta, meteorologët parashikojnë mot me diell dhe të ftohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior.

Pranvera do të zgjat 92 ditë, 17 orë e 54 minuta, respektivisht deri më 21 qershor të vitit 2022 në ora 11 e 13 minuta, kur fillon vera.

Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara, në datën 27 mars. Të dielën e ardhshme do të flemë një orë më pak, pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re do të jetë 8:00.

Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të shtyhen 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.

Llogaritja verore e kohës fillon të dielën, në mëngjesin e 27 marsit, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Kjo do të thotë se do të flemë një orë më pak, por do të kemi një orë më shumë me dritë.