Në vendkalimin kufitar Tabanoc, në hyrje në Maqedoninë e Veriut, Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut vendosi tabelën e parë për lentën e gjelbër për Ballkanin e Hapur e që sipas qeverisë, është një nga projektet e para që japin rezultate konkrete për kalimin më të shpejtë të mallrave, shërbimeve njerëzve dhe kapitalit.
“Përfitimi më i rëndësishëm i Lentës së gjelbër është për kompanitë dhe transportuesit të cilët ulin kohën e pritjes në vendkalime kufitare. Kjo mundësohet përmes prioritetit dhe zbatimit të procedurave doganore me procedura të shkurtuara”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë.
Me lentën gjelbër, Drejtoria Doganore i udhëzon transportuesit drejt kalim më të lehtë të mallrave dhe uljen e shpenzimeve për import dhe eksport, ndërsa javën e ardhshme një tabelë e tillë do të vendoset edhe në vendkalimin kufitar Qafëthanë. Sipas qeverisë, ky është një përfitim i madh për kompanitë e tre vendeve të cilët më shpejtë dhe më me efikasitet do të mund ta transportojnë mallin e tyre.