Katër rezultate pozitive të murtajës afrikane të derrave në derrat e egër në rajonin e Dellçevës janë regjistruar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) nga Instituti Veterinar pranë Fakultetit të Mjekësisë Veterinare në Shkup. Nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bëjnë të ditur për MIA-n se bëhet fjalë për mostra të derrave të egër të pushkatuar, të gjetur në rajonin e fshatit Dramçe në Dellçevë.
“Mostrat janë gjetur në kuadër të aksionit për qitje të intensifikuar, i cili sipas Vendimit të fundit për zbatimin e masave të kontrollit dhe mbrojtjes në lidhje me murtajën afrikane të derrave të miratuar nga AUV, ndërsa nga shoqatat e gjuetisë do të zbatohet deri në fund të këtij muaji, theksohet nga AUV.
Ata theksojnë se duke pasur parasysh se murtaja afrikane ishte konstatuar më parë në rajonin e Dellçevës dhe te derrat shtëpiak, mbeten në fuqi masat për kryerjen e mbikëqyrjes pasive të intensifikuar të sëmundjes në të gjithë territorin e vendit, gjegjësisht në ferma, ferma të mëdha derrash dhe vende për gjueti.
“Kompanitë e gjuetisë duhet t’i kontrollojnë vendet për gjueti një herë në javë për të gjetur derrat e egër të ngordhur, ndërsa nga çdo derr i egër i ngordhur që do të gjendet, duhet të dërgohet një mostër testimi laboratorik për të përcaktuar praninë e virusit të murtajës afrikane te derrat. Një mostër e çdo derri të egër duhet të dërgohet për ekzaminim laboratorik dhe mishi mund të konsumohet vetëm pasi të merret rezultat negativ nga analizat për të përcaktuar praninë e virusit, thonë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.