Mbretëria e Bashkuar tha se ka “prova shumë, shumë të forta” të përfshirjes së presidentit rus Vladimir Putin në kr*ime lu*fte në Ukrainë.
Duke folur për BBC, Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss tha se provat sugjerojnë se “kr*ime lu*fte janë kryer” në Ukrainë dhe se “Vladimir Putin është pas tyre”.
Komentet e saj erdhën një ditë pasi presidenti amerikan Joe Biden e quajti Putinin “kr*iminel lu*fte”, deklaratë që Kremlini e cilësoi si “të pafalshme”.
“Përfundimisht është një çështje që i takon Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është apo jo kr*iminel lufte dhe ne të sjellim provat”, shtoi Truss./Anadolu Agency (AA)/