Nesër varroset kosovarja që dyshohet se u v*ra nga burri i saj në Zvicër


Nesër do të varroset 32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vr*a nga burri i saj në Zvicër. Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e fshatit Shishman në Gjakovë. Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës.

“Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.
Në fundjavën që shkoi, një kosovar 35-vjeçar është arrestuar në Rapperswil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij. Dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin gjithashtu në shtëpi në kohën e vr*asjen.

Kosovari kishte raportuar në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit herët në mëngjes të së shtunës se sapo kishte lënduar rëndë gruan e tij. Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, po ashtu kosovare, tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia kantonale e St.Gallen ka arr*estuar burrin; ai ndodhet në parabu*rgim.
Motivi dhe rrethanat e sakta të kr*imit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e kr*imit nuk janë përdorur ar*më zjarri.