Modelja Beniada Nishani i ka bërë një shaka të ëmës, Lindës, duke i rrëfyer se kishte ngelur shtatzënë me binjakë me një burrë të martuar. Ajo e ka telefonuar atë teksa ishte e ftuar në “E diell” dhe i ka thënë lajmin se do të bëhej gjyshe.
“Gjinekologu tha se jam shtatzënë dhe po pres binjakë. Kam njohur një djalë sa dola nga Big Brother VIP dhe nuk e di si ka mundësi. Kënduam, kërcyem. Kam ngelur shtatzënë. Unë dua t’i mbaj. Më gjej dy emra, një çun dhe një gocë. Se unë dua t’i mbaj. Është i martuar me dy fëmijë. Por, është i bukur. Nuk e dija se ishte i martuar. Po nuk dija gjë unë. Ka edhe shumë lekë. Është i huaj, nga Gjermania. Ervin Kurti na ka njohur,”– i tha Beniada nënës.
Mirëpo, gjithë vëmendjen e mori reagimi i nënës së saj e cila e mori me shumë qetësi. Madje e vetmja gjë që donte të dinte ishte identiteti ‘partnerit’ të vajzës së saj.
“Jo. Jo. Nuk jam mërzitur. Por, kush është? Nuk e di për emrat e fëmijëve se i mendojmë më vonë, por kush është ai njeriu. E kam mendjen…nuk e kam problem unë por…”-iu përgjigj ajo. Megjithatë modelja nuk ia ka zgjatur shumë lojën duke i rrëfyer se e gjitha ishte një shaka.