QYTETARËT: ÇMIMET THUAJSE TË NJEJTA NË TË DYJA VENDET
Në pikën kufitare Bllacë gjatë vikendit janë vërejtur kolona të gjata të qytetarëve nga Kosova të cilët kanë vizituar Maqedoninë e veriut.
Të pyetur nga TV Klan se vijnë në Maqedoni për shëtitje apo për të mbushur veturat me derivate të naftës ata thonë.
Jo, kena ardhur për pushime. Ju faleminderit.
Të pyetur nga tv Klan M se si ju duken çmimet e derivatëve të naftës, qytetarët nga Kosova, të anketuar në pikën kufitare në Bllacë si dhe në pompat e benzinës, thonë se çmimi është i përafërt me atë në Maqedoninë e Veriut, prandaj kanë ardhur për të kaluar fundjavën.
Për momentin mirë deri në maksimum, çmimi gjithçka, nuk është vetëm tek ne.
Pak lun po ka hip në përgjithësi ka hip n`krejt Europën ka hip edhe te na, tash nuk ka krahasim shumë 10 cent-15 cent s`ka ma shumë.
Nga ana tjetër, qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për tv KlanM u shprehën të kënaqur me uljen e akcizës për derivatet e naftës prej 18 në 10%.
Jam i kënaqur që qeveria e ka hequr akcizën, pak me qenë ma e lirë edhe për punëtorët. Se punëtorët ç`ka kanë, s`kanë rrogë me 200 euro si do jetojnë, si do mbushin benzinë.
Nga dita e sotme pas ujes së akcizës kemi çmime më të ulta të derivatëve të naftës.
Benzina Eurosuper BS 95 – 86.5 denarë për litër
Benzina Eurosuper BS 98 – 88.5 denarë për litër
Dizeli Eurodizel BS – 88 denarë për litër