VMRO-DPMNE tregon se sa të holla janë ndarë për blerjen e kafesë për nevojat e kësaj Qeverie

Ndonëse qeveria e dinte mirë krizën ekonomike disa muaj më parë, jo vetëm që nuk hoqi dorë nga shpenzimet joproduktive, por rriti edhe disa nga blerjet që bën rregullisht çdo vit, akuzon opozita.

VMRO-DPMNE thotë se nga para Vitit të Ri e deri më sot Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka shpenzuar 200 mijë euro për shërbime hoteliere dhe se Shërbimi për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta ka blerë lule në vlerë prej 50 mijë eurove, ndërsa 40 mijë euro janë shpenzuar për prokurim për takëm. Qeveria është përgjigjur se VMRO DPMNE është duke manipuluar dhe se prokurimet e përmendura nuk i referohen vetëm Qeverisë, por të gjitha institucioneve: Kuvendit, Qeverisë dhe Presidencës.

“Vlerat e parashikuara të marrëveshjeve kornizë kanë qenë të njëjta prej vitesh, megjithëse çmimet me pakicë janë shumë më të larta, gjë që flet për përkushtimin ndaj operacioneve ekonomike të brendshme”, thanë nga qeveria.

“Tre milionë denarë ose 50.000 euro janë ndarë për blerjen e kafesë përmes SHÇPP-së vetëm për nevojat e kësaj Qeverie. Imagjinoni për 3 milionë denarë, në një përllogaritje të thjeshtë sepse ka shkuar në tender, ka furnizim për rreth 400 mijë kafe. 400 mijë doza kafe janë prokuruar nga kjo Qeveri. Çdo ditë pune në vit në Qeveri duhet të pini mbi 1700 kafe në ditë. Dhe tani e kuptoni pse kjo Qeveri nuk realizon asgjë dhe nuk bën asgjë?”, tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.