Ivanov me kritika ndaj OKB-së: “Duhej të vizitonin Kievin dhe Moskën menjëherë pas su*lmit”

Ish presidenti Gjorge Ivanov në Forumin Diplomatik në Antalia në Turqi, gjatë adresimit të tij ka drejtuar kritika drejt Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Ivanov thotë se OKB është dashur të veprojë menjëherë pas sulmit rus në Ukrainë, gjegjësisht përfaqësuesit është dashur që të vizitojnë Kievin dhe Moskën.

“Organizata e Kombeve të Bashkuara është krijim njerëzor dhe ata, si çdo organizëm, kur plaken përballen me pafuqi, ngathtësi, dhe efikasitet të pakësuar.
Ato janë më efektivë në situata krize, por për të demonstruar efektivitetin e tyre, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, së bashku me Presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duhej të ishin në Kiev në të njëjtën ditë kur filloi konflikti, ndërsa të nesërmen në Moskë”, deklaroi mes tjerash Ivanov.