Mediat arabe kanë konfirmuar se raketat që sulmuan bazën dhe konsullatën amerikane në Erbil të Irakut janë nisur nga Irani.
مصادر: الصواريخ التي استهدفت #أربيل انطلقت من #إيران وهي رد على مقتل قياديين بالحرس الثوري في #سوريا#العراق#الحدث pic.twitter.com/R8OMRBaUwr
— ا لـحـدث (@AlHadath) March 12, 2022
Al Hadath” raporton duke iu referuar burimeve ushtarake iraniane se sulmi ndaj amerikanëve në Irak erdhi si një përgjigje ndaj vrasjes së liderëve të Gardës Revolucionare gjatë muajve të fundit në Siri dhe Irak.
Më i rendësishmi prej tyre ishte pikërisht Qaseem Soleimani, i cili u vra me dron nga SHBA-të në Irak.
Paraprakisht mësohet se nga sulmi nuk pati viktima.
Më herët SHBA-të janë goditur nga milicë në Irak dhe Siri të mbështetur nga Irani dhe ky sulm është i pari në shumë vite që vjen direkt nga toka e Iranit. /abcnews.al