Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot nga Vlora e Shqipërisë ka komentuar agresionin rus në Ukrainë.
Ahmeti thotë se populli rus ka përgjegjësi kolektive që të ndërpres kjo luftë, ndërkaq thekson se presidenti rus Vladimir Putin sa më parë që të ndalojë luftën, aq më mirë do të jetë për të gjitha palët.
“Të gjithë jemi të interesuar që të gjendet zgjidhje sa më e shpejtë dhe të mbyllet ky rast kaq i dhimbshëm në Ukrainë, të gjendet zgjidhje deri tek armëpushimi dhe t’i hapet rrugë dialogut, vendosjes së paqes dhe të lihen të lirë ukrainasit, të vetëvendosin për fatet e veta, do të thoja që presidenti Putin dhe Rusia duhet të ndjejnë përgjegjësinë se si superfuqi kanë invadu një komb, po shkelin mbi vullnetin e një populli dhe kjo duhet ti turpërojë dhe sa më parë që të tërhiqen, aq më mirë do të jetë si për Rusinë ashtu edhe për Evropën. Mendoj që populli rus ka përgjegjësi kolektive që mos të lejojë këtë luftë të pamëshirshme që zhvillohet në Ukrainë”, deklaroi Ahmeti./TV21