SHBA-ja me ndihmë shtesë për Ukrainën! Biden aktivizon mbështetje ushtarake në vlerë të 200 milionë dollarëve


Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka autorizuar një mbështetje të mëtejshme ushtarake në vlerë prej 200 milionë dollarësh për Ukrainën, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Vendimi i fundit i Bidenit e sjell fondin total të SHBA-së që i është dhënë Ukrainës në më shumë se 1.2 miliardë që nga fillimi i vitit 2021, tha një zyrtar i administratës Biden.

Financimi, të cilin Biden e ka akorduar përmes Aktit të Ndihmës së Huaj, mund të përdoret për të blerë armë dhe materiale të tjera mbrojtëse nga stoku i departamentit të mbrojtjes së SHBA-së, si dhe edukimin dhe trajnimin ushtarak për të ndihmuar Ukrainën, shkruan BBC.
“Ai do të përfshijë ndihmë të menjëhershme si sisteme anti-blindash, kundërajrore dhe armë të vogla”, tha një zyrtar i lartë.

Masa vjen pasi Kongresi Amerikan miratoi 13.6 miliardë dollarë ndihmë emergjente për Ukrainën.
Mbështetja ushtarake, duke përfshirë lëshuesit antitank dhe raketat kundërajrore, të ofruara nga SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë tashmë është përdorur në mënyrë efektive nga trupat ukrainase.