Zaev u takua me ambasadoren e re britanike në Maqedoni Gallouej


Kryeministri Zoran Zaev sot e priti për vizitë ambasadoren e re të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rejçëll Gallouej, të cilës i dëshiroi mirëseardhje dhe shprehu bindjen se ajo me sukses do t’i vazhdojë aktivitetet për përforcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis dy vendeve, informoi pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Zaev e ka njoftuar ambasadoren Gallouej me momentin politik aktual në vend me theks të veçantë për krijimin e kushteve më të mira për mbajtjen e referendumit të ardhshëm për marrëveshjen me Greqinë si hap i radhës drejt anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe në NATO.

“Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Rejçëll Gallouej, shprehu kënaqësi të madhe që në periudhën e ardhshme e fiton shansin që të jetë e pranishme në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme të zhvillimit të Republikës së Maqedonisë kur duhet të përfundojnë fazat e fundit të anëtarësimit në BE dhe në NATO dhe se prej vendit të saj do të vazhdojë mbështetja për realizimin e aspiratave euroatlantike të RM-së”, thuhet në kumtesë.

Zaev, siç qëndron në kumtesë, e ka theksuar edhe bashkëpunimin jashtëzakonisht të mirë me Mbretërinë e Bashkuar në më shumë sfera, veçanërisht në atë ekonomik si edhe mbështetjen që ky vend ia kushton zhvillimit të kapaciteteve të institucioneve në shtet, me theks të veçantë në ngritjen e performancave në Parlament.