Personeli mjekësore me shqetësim për su*lmet ndaj tyre


Personeli mjekësore me shqetësim ngre zërin për sulmet ndaj tyre. Të dhënat e një ankete të realizuar së fundmi tregojnë se pothuajse 80% e tyre kanë përjetuar dhunë verbale, nga pacientët apo të afërmit e tyre të cilët kanë sharë apo i kanë bërtitur personelit mjekësor.

“Punonjësi shëndetësor është zgjidhja e fundit. Kur i thua dikujt se ka një diagnozë të vështirë, ai nuk mund të ofendojë apo godasë sëmundjen. Ai që e thotë këtë zakonisht goditet. Sistemi shëndetësor, labirintet që kalojnë njerëzit, janë mjaft të ndërlikuara dhe i lodhin dhe nervozojnë. Dhe të gjithë e manifestojnë ndryshe, lodhje, nervozizëm dhe frikë. Ne kemi mirëkuptim për këtë, por dëshirojmë që edhe ata të kuptojnë se nuk mund të punojmë në një sfidë të tillë”, tha Grivçeva-Stardelova.

Ndryshimet ligjore që sulmi ndaj mjekut të përgjigjet penalisht si sulmi ndaj zyrtarit ende nuk janë miratuar, ndaj sulmuesi merr ose qortim ose gjobë, të cilat jo gjithmonë i paguan. Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, tha se ndryshimet ligjore duhet të bëhen sa më shpejt.

“Në proces është harmonizimi i Ligjit për Kujdesin Shëndetësor me Kodin Penal në pjesën e dispozitave penale për sulme ndaj zyrtarëve. Nga pozita e ministrit por edhe si mjek do të bëj maksimumin që së bashku me fushën profesionale t’i bëjmë ato ndryshime ligjore sa më shpejt dhe të vijnë sa më shpejt në zbatim”, tha Bekim Sali- ministër i Shëndetësisë.

Pjesa tjetër, 34,5 për qind e mjekëve kanë qenë viktima të dhunës verbale me kërcënim për dhunë fizike, 43 të anketuar ose 5,2 për qind janë ekspozuar ndaj dhunës fizike pa lëndime trupore dhe 13 të anketuar ose 1.6 për qind kanë përjetuar dhunë fizike me lëndime trupore. Sipas të anketuarve, sulmi është kryer më shpesh nga dikush që ka qenë shoqërues apo i afërm i një pacienti dhe në më pak raste nga vet pacienti. Vetëm 30,9 për qind e mjekëve të anketuar që kanë përjetuar një lloj dhune në vendin e punës e kanë raportuar incidentin, më së shpeshti tek punëdhënësi i tyre 70,6% dhe tek policia 42,7%.