Kumanovë, rriten çmimet e taksive


Këshilli i Kumanovës sot ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të transportit të taksive. Transporti me taksi zyrtarisht është rritur për 20 denarë, nga 60 në 80 denarë për kilometër dhe 40 denarë për secilin pasues.

Më herët kompanitë e taksive kanë rritur vullnetarisht çmimet e shërbimeve për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, duke sqaruar se kanë paraqitur dy propozime në muajt e fundit, pas konstituimit të këshillit.
Nga grupi i këshilltarëve “Për Kumanovën tonë” e mbështetin propozimin, duke sqaruar se janë rritur çmimet e derivateve, për kontrollin teknik, emergjent, sigurimin e udhëtarëve, shërbimet, çertifikatat mjekësore, licencat.

“Nëse nuk e pranojmë këtë rritje, do të kontribuojmë në rritjen e numrit të taksistëve ilegalë, ata do të vozisin ilegalisht, ne vetëm do të inkurajojmë ekonominë e zezë, do të humbasim kompanitë e licencuara që paguajnë taksa”, tha koordinatori i grupit të këshillit “Për Kumanovën tonë”, Darko Mitevski.
Koordinatori i grupit të këshillltarëve të LSDM-së, Aleksandar Jovanovski tha se për pjesën më të madhe pajtohen me rritjen e çmimeve, ndërsa si grup këshilltarëve do të abstenojnë.