VMRO kundërshton pyjetjen e referndumit, pushteti i vendosur: Referndumi kalon


Grupi parlamentarë i VMRO-DPMNE-së edhe pas takimeve konsultative me kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, mbeten në qëndrimin kundër sa i përket formulimit të pyetjes për referendumin. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Igor Janushev, para fillimit të seancës së Kuvendit theksoi se pyetja e formuluar  për referendumin nga ana e pushtetit  “për”, është manipulative.

“Marrëveshja është e dëmshme për shtetin dhe qytetarët dhe është kundër vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë, ata përpiqen me forcë, pa pranimin e argumenteve të opozitës të bëjnë pyetje. Pyetja e referendumit është krejtësisht në kundërshtim me ligjin dhe para se gjithash manipulative. VMRO nuk e pranon propozimin të bëhet alibi e pushtetit dhe me dekor, por me argumente” – tha Igor Janushev, nga rradhët e VMRO-DPMNE-së.

Kyeministri Zaev konfirmoi se referendumi do të shpallet dhe i njëjti do të mbahet me 30 shtator. Zaev tha se referendumi do të ketë karakter konsultativ, ndërsa pyetja do të formulohet ashtu siç u publikua kohë më parë. A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?   Zaev madje i bëri thirje VMRO-së që ta mbështesë mbajtjen e referendumit, respektivisht të  mos e kundërshtojë të drejtën e qytetarëve të shprehin vendimin e tyre për referendumin.

“Unë i bëjë thirrje opozitës që të jetë konstruktive  për ti ftuar qytetarët që të dalin sa më masovikisht në referendum dhe të japin mendimin e tyre për këtë moment historik për Republikën e Maqedonisë, sepse përmes këtij vendimi të referendumit definohet ardhmëria e shtetit tonë” – u shpreh kryeministri i vendit, Zoran Zaev.

Përmbajtja e pyjetes që do të shtrohet në referendum zyrtarisht ende  nuk është deklaruar si përfundimtare, edhe pse kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev e ripërsëriti edhe një herë sot se pyetja do të jetë po ajo e cila u publikua  edhe në kuadër të bisedimeve gjatë  takimit të liderëve.