Këshilltari i ministrit të Mbrojtjes të Ukrainës, Markijan Lubjivski, ka thënë se avioni që u rrëzua në Zagerb nuk i përket ushtrisë ukrainase.
Ai për gazetën kroate Jutarnji,hr, tha se pritet të ketë një deklaratë të përbashkët mes ministrisë së Jashtme të Ukrainës dhe shtabit të ushtrisë, teksa kërkoi nga kroatët që ta kryejnë një hetim në lidhje me atë se kujt përket fluturakja dhe si mund të fluturonte ajo mbi Zagerb.
Kujtojmë se mbrëmë rreth orës 23:00, një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë.