Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i bëri thirrje Perëndimit që të vendosë sanksione edhe më të ashpra ndaj Rusisë pas sulmit ajror në një maternitet në Mariupol.”Ndaj ukrainasve po kryhet gjenocid”, tha Zelenskyy të mërkurën në fjalimin e tij të përditshëm në mbrëmje vonë drejtuar kombit. Ai u shpreh se Perëndimi duhet të forcojë sanksionet në mënyrë që Rusia “të mos ketë më asnjë mundësi për të vazhduar këtë gjenocid”, sikurse tha ai.
Por ndërkohë, Rusia nuk e pranon këtë. Ambasada ruse në Mbretërinë e Bashkuar ka publikuar një foto në llogarinë e vet në Tëitter ku, sipas saj, vajza shtatzënë që fotografohet në shkallët e maternitetit të Mariupolit të shkatërruar nga bombat, në fakt është aktore dhe modele.
Është në të vërtetë blogerja ukrainase Marianna Podgurskaya. Ajo luajti rolin e dy grave shtatzëna në fotografi. Dhe fotot e para nga aty u realizuan nga propagandistja Evgeniy Maloletka, jo nga skuadra e shpëtimit, siç duhet të ishte”, thotë ambasada.