Lideri i Partisë Kombëtare Skoceze, Ian Blackford e ka përgëzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga ulësja e Parlamentit të Britanisë së Madhe.
“President Zelensky, ju përgëzojmë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se qeveria britanike qëndron me qytetarët e Ukrainës dhe e dënon pushtimin e Ukrainës.
Ai po ashtu ka thënë se “paqja, drejtësia dhe sovraniteti” i Ukrainës duhet të fitojnë.
Zelensky ka marrë përkrahjen e të gjithë botës perëndimore, me rezistencën që e ka shfaqur deri tani ndaj përpjekjeve ruse për pushtim.
Ai ka organizuar ushtrinë dhe ka inkurajuar qytetarët që t’i bashkohen forcave të armatosura për t’i rezistuar su*lmeve ruse.