Gjimnazi “7 Marsi” në Ditën e mësuesit ka shënuar edhe patronatin e shkollës informon Tetovasot
Me këtë rast me prezencën e tij në këtë institucion të mesëm e nderoi Kryetari i Komunës Bilall Kasami.Ai u prit nga drejtoresha Miqerem Rizai Memedi ,stafi i shkollës dhe pjesa tjetër administrative dhe mësimdhënësit.
Me këtë rast u organizua edhe një aktivitet kulturorë i organizuar nga shkolla 7 Marsi ndërsa paraprakisht u mbajt edhe krosi i organizuar nga profesorët e Edukatës fizike.
Kreu i Komunës Kasami tha se për të ka qenë nder dhe kënaqësi që sot me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, të vizitoj Gjimnazin “7 Marsi”. “Pata mundësinë të bashkëbisedoj me mësimdhënësit dhe personelin e kësaj shkolle. Po në këtë ditë u shënua edhe patronati i shkollës me aktivitete të ndryshme”tha Kasami.
Sipas tij e ardhmja është e ndritshme, kur sheh të rrinjt e të rejat që janë të përkushtuar pas dijes. Poezi, recitime, monologe, ishin disa nga prezentimet e nxënësve të cilët i intepretonin në mënyrë të shkëlqyer. Po ashtu, ndava edhe vendime pune për tre mësimdhënës të cilët me punën dhe përkushtimin e tyre kanë dëshmuar se arsimi mbetet priotitet i yni deklaroi kreu i Komunës.
Ai poashtu tha se jemi të angazhuar për arsim cilësor!