Njëzet e tre nga gjithsej 26 ministra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive përdorin rrjetin social Facebook, që është rritje për tre të cilët janë aktivë në këtë rrjet, tregojnë të dhënat nga analiza e dytë vjetore të realizuar në periudhën nga data 23 e deri në 28 korrik të vitit 2018.
Analiza edhe sivjet tregon se numri më i madh i anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe ekipeve të tyre për çdo ditë publikojnë përmbajtje për aktivitetet e tyre në Facebook dhe kanë profile apo faqe të hapura në të cilat munden qytetarët t’u shkruajnë publikisht apo, megjithatë, në mesazh privat. Më shumë se gjysma e ministrave kanë hapur profil të vetin, por edhe faqe në këtë medium social.
Rritje është vërejtur në Tuiter që sivjet e përdorin 14 anëtarë të Qeverisë, ndërsa gjithashtu po aq janë të pranishëm edhe në Instagram. Sipas analizës, vitin e kaluar Tuiter kanë përdorë tetë ministra, derisa gjithsej 10 kanë qenë aktivë edhe në Instagram.
Kryeministri Zaev edhe 10 ministra të tjerë janë aktivë dhe kanë profile/afate të veta në Fejbuk, Tuiter dhe Instagram, që është për katër herë më shumë se vitin e kaluar. vetëm dy anëtarë të Qeverisë, zëvendëskryeministri Koço Angjushev dhe ministri Robert Popovski aspak nuk kanë profile/faqe të veta në këto rrjete sociale, kundrejt vitit të kaluar kur gjashtë ministra nuk kanë qenë aktivë në asnjë medium social.
“Të gjithë ministrat është me rëndësi të jenë të pranishëm me faqe apo kanale të veta në mediat sociale, ndërsa me qëllim që komunikimit të drejtpërdrejt dhe dydrejtimësh me qytetarët. Në Analizë edhe sivjet është theksuar se publikimet, komentet dhe përgjigjet e pyetjeve nuk nevojitet drejtpërdrejt t’i kryejë ministri, por këtë mund ta bëjnë ekipet e tyre onlajn, pas dakordimit paraprak në emër të ministrit apo ministres”, thotë Bojan Kaedalov, ekspert për marrëdhënie me opinionin dhe mediave të reja, i cili njëherit është edhe autor i hulumtimit.
Mes konkluzioneve të analizës është me qëllim të përfshirjes të të gjithëve grupeve synuese dhe të të gjithë opinionit në strategjinë e komunikimit të Qeverisë, nevojitet të gjithë ministrat të kenë faqe/kanale të tyre aktive në mediat sociale. Përshëndeten edhe të dhënat se është pranuar sugjerimi nga analiza e vitit të kaluar dhe të faqes së internetit të Qeverisë në vend të dukshëm është vendosur pjesë me kontakte nga palët apo kanalet e mediave sociale të anëtarëve të kabibetit qeveritar. Rekomandimi është dinamika e publikimeve do të jetë e përditshme edhe atë me të paktën 2,3 publikime në ditë në të gjitha mediat sociale