Delegacionet ruse dhe ukrainase po planifikojnë të takohen sërish sot, në raundin e tretë të bisedimeve.
Dy takimet e mëparshme nuk kanë siguruar ende një armëpushim të përhershëm apo tërheqje të Rusisë, deri sa zyrtarët rusë dhe ukrainas ishin dakorduar që të respektonin armëpushimet e përkohshme deri në evakuimin e civilëve.
Megjithatë, Ukraina ka deklaruar se Rusia nu ki ka respektuar armëpushimet e planifikuara deri më tani.
Takimi i tretë mes Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar të mbahet sot në kufirin Bjellorusi-Poloni, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera rreth takimit.