Haradinaj: Kosova i ka dhënë dritë të gjelbër Asociacionit

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në debatin për dialogun me Serbinë që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës tha se kontributi i të gjithë deputetëve është i nevojshëm në këtë debat, raporton “Zeri.info”.

Ai tha se Kosova i ka dhënë dritë të gjelbër asociacionit dhe i cili siç tha ai është në proces.

“Kontributi në këtë debat është i nevojshëm. Do mundohem t’i ndihmoj parlamentit aq sa di si qeveri. E kam menduar si të nevojshme se kuvendi me pas informacion çka ka ndodhë në dialog. Për asociacion Kosova i ka dhënë dritën e gjelbër procesit, është proces në vazhdim, nuk ka epilog, marrëveshjet tjera, policia, drejtësia, telekomunikacioni, Kosova i ka kryer obligimet”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Ndërkohë sipas Haradinajt, Serbia po i bllokon disa marrëveshje të cilat po i shkaktojnë humbje Kosovës.

“Marrëveshjen për energji Serbia po vazhdon për mos me zbatua, Kosovës i shkaktohen humbje të mëdha, Serbia nuk po bën 3 pikat kufitare. Serbia po i bllokon disa marrëveshje. Lexoni, përpunoni informatat që keni deputetë, merreni materien”, tha Haradinaj.