“Rrini si b**… në Bathore”, Kreshnik Spahiu fjalor banal ndaj komentuesit

Dikur aleat i Bashës në zgjedhjet e qershorit 2017 e kryetar i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu është rikthyer sërish bujshëm me deklaratat e tij.

Shumë kohë larg politikës, pas “tradhtisë” së kreut të opozitë cili e la jashtë listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhje, Spahiu është parë shpesh të “thumbojë” PD-në nëpërmjet statuseve të tij në rrjetet sociale.

Duket se ish-kreu i AK-së ka nisur të replikojë bujshëm me përdoruesit në rrjetet sociale ndërkohë që ndodhet jashtë vendit, shkruan JOQ.

Ai ka postuar një foto në një story të Instagram dhe nuk i ka pëlqyer përgjigja e një prej komentuesve, të cilit i ka kthyer një përgjigje në mënyrë tejet personale.

Djali i cili i komentoi shkruan:

Mirembrema i bëra reply ne nje instastory Spahiut dhe ja si mu kthye.

Kjo eshte gjuha e njeriut i cili donte te merrte fatet e Shqiperise ne dore.

Nuk e di nëse ka qene ai personalisht apo dikush qe ja menaxhon faqen, po si i lejon administratoret te flasin kshtu? I shkruajta prape une po me kishte bere bllok”.