Një pjesë e mjekëve amë edhe sot për të dytën herë me radhë janë grevë, duke refuzuar të kontrojnë rastet jo urgjente.
Mjekja amë Lilija Qollakova Dervishova, kreytare e Shoqatës për të drejtat e mjekve në RMV thotë se edhe pse para dy javësh nga zv.ministri i shëndetësisë Vladimir Rendevski, kishin marrë premtim se do të formohen grupe pune, askush prej asaj dite më nuk i ka kontakuar.
“Përvec bisedës së shkurt mbrëmë me zv,ministrin Rendevski, i cili kërkoi kohë për formimin e grupeve punuese për zgjidhjen e problemeve, nuk ka kurfar reagimi. As që na kërkoi ndokush sot, ose tregoi ndonjë interes. Nuk presim as në mbrëmje të na kërkojnë… do të vazhdojmë me grevën deri në përfundim të orarit, ndërsa për hapat e mëtejmë do tju njoftojmë me kohë. Kolëget janë të revoltuar, të pa përmbajtura janë kushtet e punës dhe nuk tolerojmë më, nuk mund shteti të ket për xhipa dhe pikapagesore, e most ë ketë për mjekët, tha Dervishova.
Para dy javës kur nisën grevën mjekët amë, premtoi zgjidhje zv/ministri i Shëndetësisë Vlladimir Rendevski
Greva vazhdon deri në mbrëmje, ndërsa për hapat e ardhshëm Dervishova tha se do ta në njoftojnë me kohë, duke potencuar se kërkesa e tyre kryesore është rritja e çmimit të pikës së kapitacionit për pacient, nga 65 në 95 denarë.