Tsipras: Pa Marrëveshjen e Prespës, në kufirin verior të Greqisë do të kishin Turqinë dhe Rusinë


Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras në intervistë për televizionin grek “Antena” u shpreh se po të mos ishte Marrëveshja e Prespës, në kufirin verior të Greqisë, tani do të ishin Rusia dhe Turqia.

Siç raportojnë nga MIA, ish-kryeministri përsëriti qëndrimin se me marrëveshjen është ndaluar ndikimi i vendeve të tjera.

“Paramendoni sot se çfarë do të kishim në kufirin verior nëse nuk kishim Marrëveshjen e Prespës. Jo vetëm që Greqia nuk do të ishte vendi aleat për vëzhguar hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut me avionë ushtarak grek, por do të kishim Turqinë dhe Rusinë në kufirin verior. Këtë do të kishim”, deklaroi Tsipras.

Duke u përgjigjur ndaj akuzave të partisë greke “Demokracia e re” për ndërlidhje me Rusinë, Tsipras theksoi se në kohën kur ishte kryeministër, edhe pse ka pasur tre vizita zyrtare në Rusi dhe presidenti rus vizitoi Greqinë, megjithatë ka pasur largim të diplomatëve.