Fituesja e çmimeve Grammy, Madonna është një nga artistet e para që ka dë*nuar ash*për agresionin rus mbi Ukrainë. Madonna së fundmi u shfaq në rrjetet sociale për të ndarë videon e vendosur në një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.
“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës,”, -shkruan ajo.
Madonna e ka titulluar videon e saj: “Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!
Mediat rozë shkruajnë sepas ketij veprimi, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka filluar ta ndjekë në Instagram këngëtaren. Edhe këngëtarja ka filluar ta ndjekë presidentin.
https://www.instagram.com/p/Caa99CLJrBd/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3da2191e-d5d4-458c-9076-06e37aa7b6f2