Agresioni në Ukrainë nuk do ta ngadalësoj procesin eurointegues, por do ta forcoj atë. Kështu sigurojnë euroambasadorët në vend, të cilët shpjegojnë edhe pozicionit e Shkupit dhe të Tiranës në këtë proces. Ambasadori i BE-së Dejvid Geer dhe ai i Francës Siril Bomgarnter thonë se kërkesa e Ukrainës për anëtarësim në Unionin nuk është prioritet, por është fillimi i bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Ambasadori Geer bëri të ditur se ministrat e brendshëm në Bruksel do të diskutojnë për situatën momenale dhe lehtësimin e masave për refugjatët nga Ukraina.
Dejvid Geer, ambasador i BE-së
“Unë mendoj se të gjithë, i gjithë Bashkimi Evropian duhet të veprojnë sa më shpejtë që është e mundur. Sot ministrat e Punëve të Brendshme takohen në Bruksel për të diskutuar rreth kësaj çështje, që të shmangen procedurat burokrate dhe të ju mundësohet refugjatëve që të mund të hyjnë, të kenë leje qëndrime, që të mund të kenë punë”.
Ambasadori francez në vend Bomgartner, theksoi se ata janë përqendruar në ndërprerjen e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.
Siril Bomgarnter, ambasador i Francës
“Qëllimi është ndërprerja e konfliktit. Hapi i parë është që të dobësohet agresori. Pas fillimit të ngjarjeve, kemi 3 seri të sanksioneve. Të mbështetet viktima e agresionit. Në këtë drejtim për herë të parë BE-ja vendosi të ndihmoj në blerjen e armëve për popullin hero të Ukrainës. Qëllimi i tretë është shpëtimi i Evropës. Qëllimi i fundit është mobilizimi i gjithë sistemit multilateral”.
Ata edhe një herë porositën që dialogu me Bullgarinë dhe zbatimi i reformave janë kushti kryesor që Maqedonia e Veriut t’i filloj bisedimet qasëse për antarsim në BE.
Ndërsa në pyetjen a ka mundësi që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në paket të shpejtë së bashku me Ukrainën të anëtarësohen në BE, ata thanë se për këtë vendosin liderët e Unionit Evropian.