Një anketë që realizohet në mënyrë anonime, por që mban pyetje shqetësuese, është duke u realizuar në disa shkolla të vendit.
Për këtë disa prindër kanë shkuar sot deri te ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për t’i adresuar ankesat.
“Kemi pasur reagime të shumta nga prindërit për anketën e realizuar në mënyrë anonime te nxënësit e klasave të gjashta, teta dhe të vitit të parë të shkollës së mesme. Anketa edhe pse e realizuar në mënyrë anonime, përmban pyetje që janë me përmbajtje shqetësuese që nuk janë të përshtatshme për fëmijë të moshës 11-vjeçare”, thanë prindërit para MASh-it.
Thonë se ankesa ka pranuar dhe ministri dhe është kërkuar që nga Biroja për zhvillim të arsimit të tërhiqet e njëjta.