Komuna e Klinës i çon gratë n’deti (VIDEO)


Për katër ditë rresht, klinasit do të qeverisen vetëm nga burrat.

Kjo ngase të gjitha gratë e administratës së komunës do të dërgohen për pushime në Ulqin, për festën e 8 Marsit.

Kështu pushteti lokal po e vazhdon traditën disavjeçare, ndonëse sivjet e rriti edhe shumën që ndau për këtë punë.

“Në shenjë falënderimi sado të vogël, po i dërgojmë gratë në një shëtitje në Ulqin. Kjo po bëhet sipas procedurave tenderuese. Komuna ka ndarë 2000 euro, njëkohësisht do të participojnë edhe gratë pjesëmarrëse”, tha Vlora Tafili, zëdhënëse e Komunës së Klinës.

Megjithëkëtë, këtë udhëtim e bojkotuan zonjat e opozitës, të cilat po thonë se paratë e ndara për festën e gruas mund t’ua dhurojnë të sëmurëve. Pavarësisht kundërshtimeve, udhëtimi i grave për në Mal të Zi fillon të premten, derisa përfshin fjetje, ushqim e mbrëmje festive.