Shtatë ditë që nga momenti kur Rusia ka filluar agresionin rus ndaj Ukrainës.
Që nga ajo kohë shumë njerëz humbën jetën, të tjerë u lënduan e shumë prej tyre u detyruan të lëshojnë vendin e tyre.
Por pas veprimeve ruse, shumë shtete të botës kanë vendosur sanksione të shumta në drejtim të Rusisë.
E sanksionet më të mëdha ishin ato në kuadër të ekonomisë ruse.
Si pasojë e këtyre sanksioneve Rusia ka shënuar humbje të mëdha, derisa edhe paraja e njohur e tyre si “Rubla” ka shënuar rënie të madhe.
Së fundi madje është raportuar se Bitcoin tani është në vlerë më të madhe se rubla ruse, transmeton lajmi.net.
Kësisoj Rusia do të vazhdoj të pësojë rënie ekonomike, pas sanksioneve të shumta.
Së fundi Bashkimi Evropian përjashtoi shtatë banka ruse nga sistemi SWIFT.