Zelenski: 24 orët e ardhshme ‘vendimtare’ për Ukrainën

BERLIN, GERMANY - JULY 12: Ukrainian President Volodymyr Zelensky and the German Chancellor (not pictured) give statements ahead of talks at the Chancellery on July 12, 2021 in Berlin , Germany. (Photo by Stefanie Loos-Pool/Getty Images)

Kryeministri britanik Boris Johnson i ka thënë presidentit Volodymyr Zelenskyy se do të bëjë “gjithçka që mundet” për të siguruar që ndihma e mëtejshme ushtarake të arrijë te forcat ukrainase, tha Downing Street.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson foli sërish me presidentin ukrainas të dielën, duke vlerësuar rezistencën “heroike” të popullit ukrainas përballë sulmit rus.

Zelensky tha, nga ana tjetër, se 24 orët e ardhshme do të jenë “një periudhë vendimtare” për vendin e tij.

“Kryeministri (britanik) lavdëroi trimërinë e popullit ukrainas pas pushtimit rus dhe vlerësoi udhëheqjen e presidentit Zelenskyy përballë këtyre fatkeqësive”, tha një zëdhënës i kryeministrit britanik.

Sipas tij, “rezistenca e popullit ukrainas ishte heroike”, ka shtuar kryeministri.

“Presidenti Zelenskyy tha se besonte se 24 orët e ardhshme ishin një periudhë vendimtare për Ukrainën dhe kryeministri (britanik) tha se do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar në sigurimin e ndihmës mbrojtëse nga Britania e Madhe dhe aleatët që të arrinin në Ukrainë”.

“Udhëheqësit ranë dakord të vazhdojnë të qëndrojnë në kontakt të ngushtë dhe kryeministri përsëriti mbështetjen e vendosur të Mbretërisë së Bashkuar për sovranitetin e Ukrainës”.