Nxënësit vazhdojnë ta ndjekin mësimin në xhami! Zhelina dhe MASH s’kanë zgjidhje, fajësojnë njëra tjetrën


Nxënësit e Leshnicës të komunës së Zhelinës vazhdojnë që mësimin ta ndjekin në xhami.
Edhe pse kanë kaluar pesë muaj nga kur është rrënuar shkolla e tyre, ata akoma nuk kanë objekt për ta ndjekur mësimin.

“Ky është bazamenti i shkollës së Leshnicës, ndërsa nxënësit e këtij fshati për pesë muaj me radhë janë duke mësuar në mejtepin e xhamisë” 

Nga ana e komunës së Zhelinës thonë se obligim i komunës është që të ndërtojnë bazamentin e objektit, ndërsa në atë kohë ministria kishte premtuar se do të ndërtojë pjesën tjetër.

“Bazamenti është dashtë të behët nga komuna Zhelinës edhe kjo është  realizuar  me sukses, nga bazamenti e lartë duhet ta bëjë ministria Arsimit, të gjithë tenderimet janë kryer edhe puna çalon në ministri të Arsimit”, tha Lazim Idrizi nga sektori i arsimit në Zhelinë.

Por zëvendësministri i Arsimit Luzim Aliu fajin ja le komunës pasi siç thotë që ministria ndanë bllok dotacione.

“Për atë pse mësojnë tek xhamia  apo ndonjë objekt tjetër duhet ta pyetni kryetarin e komunës Zhelinës, për shkak se ministria Arsimit ndanë bllok dotacione për qëllime të caktuara  edhe si i menaxhojnë ata, mendoj se atje do të duhet të pyesni. Për çdo komuna ndanë, dhe mendoj se zotëri Blerim Sejdiun duhet ta pyesni”, tha zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu.

Katër paralele të këtij fshati mësimin e ndjekin në dy ndërime, ndërsa, falja e namazit bën që këta nxënës mësimin mos ta ndjekin të plotë. Shkolla ku kanë mësuar këta nxnënës ka qenë një barakë shumë e vjetër. Kjo shkollë filoi para zgjedhjeve por tani më u harrua.

https://youtu.be/MlZJC52M6rA