Prej tre ditësh Rusia po bo*mbardon Ukrainën, ndërsa në Twitter po qarkullon historia e një piloti ukrainas të aeroplanit lu*ftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë.
Piloti tashmë ka marrë nofkën “Fantazma e Kievit” që fluturon me MiG-29, por deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij. Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.
Heroi i Ukrainës tani është një “legjendë urbane”, pasi ka pak pilotë të aeroplanëve lu*ftarak që kanë arritur të shkatërrojnë një numër kaq të madh të fluturakeve të armikut.
Ai ka rrëzuar gjashtë aeroplanë rusë duke u bërë “asi fluturues” i shekullit XXI. “Asi fluturues” konsiderohen pilotët që kanë rrëzuar pesë apo më shumë aeroplanë të armikut gjatë lu*ftimeve, që konsiderohet një mision tejet i vështirë. “Fantazma e Kievit” deri më tani ka rrëzuar dy aeroplanë Su-35, një Su-27, një MiG-29 dhe dy Su-25.